Grabitësit i vodhën milionat brenda në avion! Shokun e tyre të vrarë e hodhën në lumë

Një grabitje që do të hyjë në histori!

Është mësuar më në fund dinamika e ngjarjes së kësaj të marte, ku 3 persona të veshur si “hetues tatimor” kanë mundur të çajnë hyrjen e aeroportit të Rinasit dhe të vjedhin BRENDA në avion një sasi prej rreth 2 mln eurosh.

Policia e konfirmon hyrjen e grabitësve në pistën e Rinasit, duke përdorur derën ku kalonin shërbimet zjarrfikëse. Më tutje grabitësit janë larguar dhe disa dhjetëra metra më tutje kanë patur një përplasje me armë me forcat e policisë. Përballë grabitësve ka dalë një patrullë e forcave të ndërhyrjes së shpejtë. Grabitësit janë përgjigjur menjëherë me zjarr. Madje i kanë hedhur dhe një granatë policisë. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit njëri prej grabitësve ka marrë plumba. Bashkëpunëtorët e viktimës, kanë marrë trupin e pajetë dhe e kanë hedhur në lumë për të humbur gjurmët dhe janë arratisur.

Një furgon është gjetur i djegur në zonën e njohur si “Kodra e Kuqe” pranë Babrrusë, në Kamëz. Dyshohet se ky është mjeti i përdorur nga autorët e grabitjes së rreth 2 milionë eurove në aeroportin e Rinasit.

Kjo është hera e dytë që një grabitje ndodh BRENDA terminalit të Rinasit, duke vënë në një pikëpyetje serioze sigurinë e aeroportit të vetëm në Shqipëri.

Njoftimi paraprak i policisë:

Informacion paraprak

Pak minuta më parë, pranë aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas, dyshohet se disa persona ende të paidentifikuar, me maska dhe armë pasi kanë thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, kanë grabitur një sasi lekësh në pistën e avionit dhe janë larguar.

Në ndjekje të tyre janë vënë forcat e FNSH dhe ato të Policisë Kufitare të Rinasit.

Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë, e gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes. Policia ka gjetur ndërkohë dhe bllokuar një mjet fugon.

Forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një  helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të grabitjes.

Të angazhuara në operacionin e gjerë janë edhe forca nga Policia e Tiranës, Lezhës, Dibrës e Durrësit.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP