Ku po shkonin paratë e grabitura në Rinas?
Janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak minuta në parë në Aeroportin e Rinasit, ku persona me armë dhe me maska kanë grabitur sasi të konsiderueshme monetare.
Sipas informacioneve më të fundit, grabitja është kryer pikërisht në momentin kur paratë po ngjiteshin në bordin e avionit të Austrian Airlines.
Deri më tani thuhet se kanë qenë disa banka të nivelit të dytë kanë qenë transportuar para, me sa duket me destinacionin Vienën.
Ndërkohë që është anulluar edhe udhëtimi me këtë linjë.
Mbetet ende i paidentifikuar personi i mbetur i vrarë, vetëm pak kilometra larg vendngjarjes, kur deri më tani thuhet se kemi të bëjmë me një nga anëtarët e bandës së grabitësve.
Personit të vrarë i janë gjetur një armë, disa krehër me fishekë dhe tri granata.