Reforma në Drejtësi: Komisioni shqyrton draftin kushtetues në Venecia me 24 tetor

 

Reforma në drejtësi, si një nga kushtet më të rëndësishme që duhet realizuar për të qenë pjesë e BE-së, do të përballet dhe do të shqyrtohet nga Komisioni i posaçëm në Venecia me 24 tetor. Drafti i ndryshimeve kushtetuese i hartuar nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë (vendas dhe ndërkombëtarë) pritet të shqyrtohet në këtë komision të posaçëm në Venecia.
Drafti është i organizuar nga 58 nene, dhe është dërguar për vlerësim Komisionit të Venecias, organit që jep opinione dhe nuk ka të drejtë vendimmarrje, ndërsa më pas dokumenti pritet t’i kalojë për shqyrtim dhe miratim parlamentit shqiptar.
Paketa me amendime kushtetuese parashikon ndërhyrje në ligjin themeltar të shtetit, në nenet që lidhen me funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Këshillin e Lartë të Drejtësisë, si dhe disa ndryshime që kanë të bëjnë me ridimensionimin e kompetencave kushtetuese të Presidentit të Republikës, sidomos atyre që lidhen me sistemin e drejtësisë.
Opozita e cila për çështjen e reformës në Drejtësi ka akuzuar qeverinë që e cila nuk po puno, i ka përcjellë Komisionit të Venecias paketën prej 54 nenesh të ndryshimeve në Kushtetutë, ku propozon versionin e saj ndaj çështjes. Opozita shprehet se: "Paketa e Grupit të Ekspertëve të Lartë është e njëanshme dhe cënon standardet ndërkombëtare, ndërsa për hartimin e saj nuk është marrë mendimi i ekspertëve të Partisë Demokratike".
Kjo reformë u iniciua më 27 nëntor 2014 nga Kuvendi me vendimin për ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar.
Drejtuesit e komisionit, raportojnë se ndryshimi rrënjësor i organizimit dhe funksionimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, në funksion të nevojës për ti dhënë drejtësinë e kërkuar, për të rritur besimin e publikut tek drejtësia dhe për t’i bërë misionet e sistemit të drejtësisë, të pavarura dhe të besueshme, është një mismë dhe një proces pune i cili kërkon vëmendje dhe përkushtim të madh.

R.SH

SHKARKO APP