Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 19 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.8 lekë dhe shitet me 90.5 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.6 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Buxheti 2027
  • Protesta
  • Plarent Ndreca
  • Lufta në Ukrainë
  • Posta e Durrësit
  • Futbolli
  • Teknologjia
  • Divorci
Lajmet e fundit
Në trend
  • Buxheti 2027
  • Protesta
  • Plarent Ndreca
  • Lufta në Ukrainë
  • Posta e Durrësit
  • Futbolli
  • Teknologjia
  • Divorci
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Elisa Spiropali i përgjigjet Gazment Bardhit: Mosbindja civile është një nga krijimet më të bukura të angazhimit qytetar, por ju po bëni dhunë!

Elisa Spiropali i përgjigjet Gazment Bardhit: Mosbindja civile është një nga krijimet më të bukura të angazhimit qytetar, por ju po bëni dhunë!

Kryesore
E enjte, 17 Tetor 2024 18:59
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetarja e parlamentit Spiropali i është përgjigjur Gazment Bardhit dhe PD për aktin e sotëm. Ja statusi i saj i plotë:

Nga Elisa Spiropali-

Mosbindja civile është një nga krijimet më të bukura të angazhimit qytetar e politik në historinë e njerëzimit.

Thelbi i saj i pandryshueshëm, qysh me Sokratin në Greqinë e Lashtë, i cili predikonte vënien në pikëpyetje të së drejtës morale të autoriteteve për një ligj të padrejtë, e deri tek Mahatma Gandi. Ai e gjunjëzoi Perandorinë Britanike, duke u ulur i pari në gjunjë derisa me miliona vetë u ulën pas tij në rrugët e Indisë. Ballë për ballë grykëve të pushkëve të batalioneve të regjimit kolonial, i cili hapte zjarr në trupat e tyre dhe të mosbindurit civilë nuk lëviznin nga vendi, është refuzimi absolut, i dhunës si mjet për imponimin e një të drejte të mohuar.

Mund t'ju interesojë

Plarent Ndreca flet për kasafortën me video dhe dokumente sekrete të Erion Veliajt | KOHA JONË–DEBAT

Plarent Ndreca flet për kasafortën me video dhe dokumente sekrete të Erion Veliajt | KO...

Para 14 orësh
Erion Braçe: Ministrat që abuzojnë me fondet të largohen nga qeveria. Nuk ua kemi për borxh

Erion Braçe: Ministrat që abuzojnë me fondet të largohen nga qeveria. Nuk ua kemi për b...

Para 14 orësh
Befason Berisha: Kemi kandidat për Tiranën, por duam bashkim me partitë e reja

Befason Berisha: Kemi kandidat për Tiranën, por duam bashkim me partitë e reja

Para 14 orësh

Beteja të tëra epike të njerëzimit për heqjen e skllavërisë, të drejtën e votës për gratë, anullimin e ligjeve raciste, fundin e aparteidit në Afrikën e Jugut, u furnizuan me energjinë e pandalshme morale dhe rezistencën e hekurt shpirtërore të mosbindjes civile.

Mosbindja civile e përjashton kategorikisht ngritjen e dorës për të demonstruar forcë dhe synon krijimin e një kontrasti moral paralizues, mes trupave të protestuesve paqësorë dhe korpusit të një padrejtësie shtetërore të perceptuar si të tillë nga shoqëria.

Mosbindja civile mishërohet nga individë që i kundërvihen ligjërimit të një padrejtësie, duke marrë përsipër ta thyejnë paqësisht ligjin e padrejtë dhe duke pranuar paqësisht pasojën personale të shkeljes së atij ligji.

Mosbindja civile përmes guximit po edhe sakrificës vetjake, i kontribuon arritjes së zgjidhjes me drejtësi, jo përmes dhunës, po përmes masivizimit të ndjeshmërisë popullore që në fund ia del ta imponojë të drejtën e mohuar, si një lloj shah mati për autoritetet.

Kjo është, me fjalë të shkurtra, përmbajtja e konceptit të mosbindjes civile dhe kështu e ka çarë rrugën e historisë forca krijuese e mosbindjes civile, në një sërë ngjarjesh të jashtëzakonshme politike e shoqërore për liritë e të drejtat njerëzore.

Asgjë më e largët me përmbajtjen e thellë morale dhe formën cfilitëse të durimit të mosbindjes civile, nuk mund të imagjinohet dot, se sa përçudnimi i dhimbshëm i opozitarizmit politik e mediatik të kësaj vjeshte.

Keqardhje e madhe!

Por sidoqoftë, forca e dhuna fizike, përplasjet trupore, kërcënimet verbale, djegia e shkatërrimi, apo çfarëdo shprehje e përfshirë së fundmi nga opozitarët tanë në konceptin e “Mosbindjes Civile”, nuk mund t’i imponohen dot kurrë Kuvendit të Shqipërisë si të drejta demokratike të askujt.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë
Para 13 minutash

Kursi i këmbimit: euro 89.8 lekë, dollari 81.6 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 19 nëntor 2026
Para 13 minutash

Horoskopi i ditës, e enjte 19 nëntor 2026

Moti sot: shi në Tiranë, Shkodër e Durrës, Vlorë 24°C
Para 14 minutash

Moti sot: shi në Tiranë, Shkodër e Durrës, Vlorë 24°C

Kuvendi miraton me 80 vota Pro në parim Buxhetin për vitin 2027
Para 5 orësh

Kuvendi miraton me 80 vota Pro në parim Buxhetin për vitin 2027

Më të lexuarat

1 Plarent Ndreca me etiketime pikante për politikanët, nga Rama te Veliaj. Befason për disa emra nga PD dhe PS
Para 8 orësh

Plarent Ndreca me etiketime pikante për politikanët, nga Rama te Veliaj. Befason për disa emra nga PD ...

2 Befason Berisha: Kemi kandidat për Tiranën, por duam bashkim me partitë e reja
Para 14 orësh

Befason Berisha: Kemi kandidat për Tiranën, por duam bashkim me partitë e reja

3 Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu
Para 19 orësh

Letërsia e shpëtoi Ben Blushin nga burgu

4 Plarent Ndreca flet për kasafortën me video dhe dokumente sekrete të Erion Veliajt | KOHA JONË–DEBAT
Para 14 orësh

Plarent Ndreca flet për kasafortën me video dhe dokumente sekrete të Erion Veliajt | KOHA JONË–DEBAT

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.