Home Bota 1 i vrarë në ...

1 i vrarë në protestat antiqeveritare në Kubë

7
0

Demonstratat historike që nisën të dielën në Kubë kanë krijuar viktimën e parë dhe mbi 100 veta raportohet të jenë arrestuar. Shumë prej të ndaluarve janë shoqëruar pa lënë gjurmë për familjarët për t’i kontaktuar.

Protestat e rralla antiqeveritare në Kubë kanë rezultuar me të paktën një person të vrarë.

Një 36-vjeçar humbi jetën në kryeqytet, sipas zyrtarëve, pasi ishte pjesë e një grupi që sulmoi një godinë të qeverisë.

Dëshmitarët thanë se grupi u sulmua nga forcat e sigurisë sikundër mijëra qytetarët e tjerë që pushtuan të martën rrugët e Havanës.

“Jemi thellësisht të shqetësuar nga ‘thirrja për luftë’ e qeverisë kubane dhe nga pamjet e dhunës që kemi vërejtur ditët e fundit. Ne dënojmë dhunën ndaj protestuesve paqësore dhe kërkojmë lirimin e të arrestuarve,” deklaroi Departamenti amerikan i Shtetit.

Trazirat në Kubën komuniste nisën të dielën dhe patën për shkak krizën ekonomike, mungesat në ushqime dhe ilaçe, dhe menaxhimin e pandemisë së koronavirusit nga ana e qeverisë.

Qeveria kubane pretendon se protestat janë financuar dhe nxitur nga Amerika dhe e fajëson atë edhe për problemet ekonomike të vendit.

“Nuk mendoj se jemi në prag të një krize dypalëshe, pasi edhe qeveria amerikane nuk e do këtë. Është e vërtetë që kemi mungesa dhe nevoja, por në Kubë nuk ka krizë urie,” deklaroi ministrin i Jashtëm kuban, Bruno Rodrigez.

Në protestat e fundit antiqeveritare janë arrestuar mbi 100 persona, përfshirë gazetarë të pavarur dhe disidentë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit