Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:17 Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s Elseid Hysaj ka hyrë zyrtarisht në historinë e futbollit shqiptar. Mbrojtësi kuqezi është bërë futbollisti i parë që arrin kuotën e 100 ndeshjeve me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Netanyahu takime të veçanta me Biden, Harris dhe Trump/ VOA: Përpjekje për të ruajtur një balancë delikate politike

Bota E premte, 26 Korrik 2024 17:35
Netanyahu takime të veçanta me Biden, Harris dhe Trump/ VOA: Përpjekje për të ruajtur një balancë delikate politike
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Joe Biden dhe Nënpresidentja Kamala Harris zhvilluan të enjten takimeve të veçanta me udhëheqësin izraelit në Shtëpinë e Bardhë. Vizita e zotit Netanyahu në Uashington vjen në një moment delikat të konfliktit në Gazë e mes paqartësisht në politikën amerikane. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell sjell më shumë detaje.

Takimi mes Presidentit Joe Biden dhe udhëheqësit izraelit në mesin e një ‘stuhie politike’ në Shtetet e Bashkuara, u përqëndrua tek bisedimet për arritjen e një paqeje të qëndrueshme e për t’i dhënë fund vuajtjeve në Gazë. Presidenti Biden ishte i rezervuar në komentet e tij. “Mirë se erdhet sërish zoti Kryeministër. Kemi shumë për të biseduar dhe mendoj se duhet t’i trajtojmë këto çështje“.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nënpresidentja Harris u shfaq me një ton të vendosur pas takimit me Kryeministrin Benjamin Netanyahu disa orë më vonë, duke u përqëndruar në tmerrin e përjetuar nga popullata në Gazë. Ajo i kërkoi Izraelit të pranojë marrëveshjen e ofruar për t’i dhënë fund luftimeve, çka do të çonte në lirimin e pengjeve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“I shpreha gjithashtu kryeministrit shqetësimin tim serioz për shkallën e vuajtjeve njerëzore në Gazë, përfshirë vdekjen e shumë civilëve të pafajshëm. E bëra të qartë shqetësimin tim të madh mbi situatën e tmerrshme humanitare atje, ndërsa mbi 2 milionë njerëz përballen me pasiguri ushqimore dhe gjysmë milioni të tjerë përballen me nivele katastrofike të pasigurisë akute ushqimore. Ajo që ka ndodhur në Gazë gjatë nëntë muajve të fundit është tejet e rëndë”, tha ajo.

Mund t'ju interesojë

Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru

Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru

Para 59 minutash
£12 miliardë për parqet e erës në det të hapur: Burnham drejt samitit klimatik me lajme të mira

£12 miliardë për parqet e erës në det të hapur: Burnham drejt samitit klimatik me lajme...

Para 1 ore
Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Para 1 ore

Fjalët e zonjës Harris u përforcuan nga protestuesit jashtë Shtëpisë së Bardhë të enjten, të cilët kundërshtonin sjelljen e ushtrisë izraelite në Gazë dhe i kërkonin Presidentit Biden të mos ofronte mbështetje për Izraelin. Shtëpia e Bardhë tha se takimi Biden-Netanyahu ishte produktiv, por pa përmendur ndonjë përparim.

“Ishte një diskutim i mirë me Kryeministrin Netanyahu. Presidenti pati mundësinë të parashtrojë shqetësimet e tij rreth asaj se ku jemi lidhur me marrëveshjen e armëpushimit dhe të kërkojë finalizimin e saj, si dhe të bisedojë për një sërë çështjesh të tjera siç janë aktivitetet destabilizuese të Iranit, tensionet me Libanin, nevoja për më shumë ndihmë humanitare për popullin e Gazës. U diskutuan shumë çështje”, tha John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë

Sot zoti Netanyahu takohet edhe me kandidatin republikan për President Donald Trump. Bisedimet e Kryeministrit Netanyahu me tre udhëheqësit amerikanë shihen si një përpjekje për një ruajtur një balancë delikate politike. Disa analistë pro-izraelitë thonë se pozicioni sfidues i zotit Netanyahu ndaj Uashingtonit, ka sjellë rezultate. ”Ka më shumë gjasa për një armëpushim aktualisht sesa kishte disa muaj më parë, përpara se Izraeli të hynte në Rafah. Nënpresidentja Harris i tha izraelitëve se nuk duhet të hynin, përndryshe do të përballeshin me pasoja. Presidenti Biden nuk donte që ushtria izraelite të hynte.

Në fakt rezultoi të ishte një mision mjaft i suksesshëm. Misioni në Rafah nuk ka përfunduar ende, por Izraeli arriti të zhvendosë me shpejtësi shumë civilë palestinezë në zona të tjera, në mënyrë që ushtria, të mund të luftonte kundër Hamasit”, thotë Michael Makovsky i Institutit Hebre për Sigurinë Kombëtare të Amerikës. Kundërshtarët e zotit Netanyahu, si jashtë ashtu edhe brenda Kongresit, nuk bien dakord me një gjë të tillë. Ata po i kujtojnë presidentit të ardhshëm amerikan, kushdo qoftë, ai ose ajo se fjala e tyre ka peshë në këtë çështje./VOA/

Etiketat e lidhura

BidenHarrisNetanyahuTrump
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s
Tani

Hysaj bëhet futbollisti i parë shqiptar me 100 ndeshje me Kombëtaren, Duka i dorëzon medaljen e UEFA-s

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve
Para 8 minutash

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 15 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë
Para 16 minutash

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qi...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.