SPAK-u mund të bëjë histori me dosjen e Gjykatës Kushtetuese

Akuza të forta nga kreu i shtetit ndaj kryeministrit Rama se mbetet njeriu që inicoi, frymëzoi dhe po zbaton aktin antikushtetues të fallsifikimeve të bëra nga dyshja kryetari i KED, Dvorani dhe ministrja e drejtësisë, Gjonaj.

Dokumentat zyrtare që po publikon përditë presidenca tregojnë se ka nevojë urgjente që SPAK-u të hetojë, duke thërritur Presidentin e Republikës, Kryeministrin, Kryetarin e KED, kryeparlamentarin Ruçi, ministren e drejtësisë, sekretarin e përgjithshëm të parlamentit, etj. Hetimi duhet i shpejtë dhe profesional, duke marrë të pandehur atë që do rezultojë fajtor në këtë histori të madhe ku krejt shteti është në rrëmujë e në kapje nga një grup i strukturuar politiko-mafioz.

SPAK-u ka shansin të tregojë se është një organ dinjitoz dhe që nuk pyet për asnjeri që ka shkelur ligjin në këtë çështje për gjykatën kushtetuese. Sepse SPAK-u hap udhë edhe krijimit të gjykatës kushtetuese, ndonëse duket si paradoks, por duke hetuar këtë dosje, ku aktorë janë të gjithë emrat kryesorë të shtetit, ka mundësi të vendosë para përgjegjsisë përgjegjsin apo përgjegjsit e kësisoj problemi i Kushtetueses fillon zgjidhjen.

Më pas do kemi gjykatë kushtetuese e cila vendos për të gjithë në Shqipëri.

SHKARKO APP