11 ditë pas tërmetit në Turqi, nëna dhe dy fëmijët e saj dalin gjallë nga rrënojat e pallatit

Nëna dhe dy fëmijët e saj janë shpëtuar nga rrënojat e ndërtesës Uğur në qytetin Hatay 228 orë pas tërmetit.

Në qytetin Hatay vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit pas tërmeteve me qendër në Kahramanmaraş.

Ekipet e kërkim-shpëtimit që kryejnë punime në rrënojat në ndërtesën Uğur të shembur nga tërmeti në rrugën Oymak, arritën të gjejnë një grua dhe dy fëmijë.

Nëna, emri i të cilës mësohet se është Ela, u nxor e gjallë nga rrënojat bashkë me dy fëmijët e saj me punimet e ekipeve.

Nëna dhe fëmijët u dërguan me ambulancë në spital.

SHKARKO APP