Home Bota 12 vite në kr...

12 vite në krye të vendit, 71-vjeçari mbyll kapitullin si kryeministër

9
0

Pas 12-viteve në krye të qeverisë së vendit, Benjamin Netanyahu mbyll kapitullin si kryeministër i Izraelit. Kreu i partisë së qendrës “Për ardhmërinë”, vuri firmën në të njëjtën letër me një prej rivalëve më të rëndësishëm politikë Naftali Bennet, që drejton partinë nacionaliste të “Së djathtës së re”.

Koalicioni i ri i arritur pak para mesnatës mes të Mërkurës dhe të Enjtes përfshin 8 parti opozitare, që bëjnë bashkë 62 vota, një më shumë se shumica e nevojshme për formimin e qeverisë.

I mandatuar pas dështimit të Netanyahu-t për të formuar qeverinë e re pas zgjedhjeve të 23 marsit, Jair Lapid arriti me vështirësi të bindë partinë e komunitetit arab Raam, që për të parën herë do të përfshihet në një qeveri.

Koalicioni ka një spektër të gjerë që përfshin edhe parti të majta. Mbështetësit e partive të koalicionit shpërthyen në festë. Ndërsa kryeministri në detyrë Netanyahu e quajti marrëveshjen “Rrezik për Izraelin”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit