17-vjeçari mb*t 28-vjeçaren, qeshi gjatë aktit. I riu regjistroi gjithçka dhe mburrej për atë që bëri

Një 17-vjeçar tunizian rrahu dhe mbyti një 28-vjeçare, pasi ajo qeshte gjatë seksit. Ngjarja ka ndodhur në Frankfurt. Tragjedia ndodhi më 3 tetor 2023, kur 28-vjeçarja e identifikuar si Blanca takoi në një lokal 17-vjeçarin Muhammad Ali pa menduar që ky takim do ishte fatal për jetën e saj.

28-vjeçarja dhe 17-vjeçari u takuan në një lokal dhe pasi kanë pirë dhe përdorur drogë, kanë shkuar në banesën e vajzës, që ndodhet në “zemrën” e Frankfurtit. Aty dhe gjatë lidhjes së dashurisë, 28-vjeçarja filloi të qeshte, duke indinjuar adoleshentin, i cili e rrahu brutalisht dhe e mbyti për vdekje.

Siç u tha në gjykatë, 17-vjeçari ka regjistruar me kamerën e celularit momente të ndryshme të sulmit të dhunshëm ndaj gruas fatkeqe. Në një moment, duke kthyer kamerën në trupin e pajetë të Blankës, ai filloi të mburrej për “arritjen” e tij, duke thënë “E vrava”.

Muhamed Ali u arrestua disa orë më vonë në shtëpinë e prindërve të tij. “Ajo ishte një grua kaq e lumtur, kaq e re. Ajo e shijonte jetën dhe i pëlqente të argëtohej”, tha një shoqja e saj për 28 vjeçaren e pyetur nga Bild.

SHKARKO APP