Mafia imobilare/ Veneto Bank u shit, por pasuritë e shqiptarëve kanë përfunduar jashtë vendit

Një skandal i madh bankar duket se po hetohet nga institucionet e shtetit shqiptar, ku më së fundi është përfshirë edhe institucioni i Presidentit të Republikës, ka të bëjë me shitjen e Veneto Bank dhe transferimin e hipotekave të shqiptarëve, që kanë marrë kredi nga kjo bankë, jashtë Shqipërisë. Procedurë kjo, që nuk lejohet me kushtetutën e republikës së Shqipërisë.

Bankileaks.com, është duke publikuar dokumente të skandalit, madje edhe shqetësimit të institucioneve. Në gushtin e vitit 2018, për klientët e ish-Veneto Bank që kishin dhënë një garanci hipotekë në favor të saj, shlyerja e detyrimeve kalon te zyrat e regjistrimit të hipotekave në LCA (Liquidazione Coatta Amministrativa). Ky operacion është zyrtaroizuar dhe timbruar nga noteri Ermal Hamzaj.

Por këtu lind gafa ligjore nga ana e Veneto Bank spa sepse sipas kushtetutës së republikës së Shqipërisë, “ekskludohet transferimi i hipotekave për një subjekt tjetër jashtë vendit”.

Tashmë duket se Veneto Banka, shitur te Intesa San Paolo, nëpërmjet Tranzit shpk një shoqëri që merret me rikuperimin e kredive me seli në ishujt off shore Cayman, që presupozohet se në krye ka një grup ruso-amerikan, NCH Capital, do të jetë në vështirësi të mëdha.

Presidenti Ilir Meta, nëpërmjet një shkrese të 20 majit, po kërkon me këmbëngulje nga Prokuroria, të hetojë se ku po i çojnë garancitë hipotekore të shqiptarëve që kanë marrë kredi në këtë bankë për të shmangur atë që po konsiderohet si MAFIA IMMOBILIARE për kreditë e këqija të Veneto Bank.

Garancitë hipotekore, të zhdukura prej dy vitesh, duket se i kanë çuar të gjithë që të mos lënë më gjë në këmbë nga Veneto e dikurshme. Garancitë e shqiptarëve I posedon SGA spa në Itali, por, gjithë procesi është i veshur me mister.

Marrë nga www.newsbomb.al

SHKARKO APP