Berisha: “Bild” shpartallon Ramën dhe narkoshtetin

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar “shpartallim”, për kryeministrin Edi Rama, publikimin edhe nga gazeta e njohur gjermane “Bild”, të fakteve kokëforta që provojnë ndikimin e bandave të armatosura në fitoren e Ramës në Shqipëri. Berisha i ka publikuar njerin pas tjetrit dy audiopërgjimet me këtë përshkrim:

PËRGJIMI I PARË!

Gazeta gjermane “Bild”, më e madhja në Europë, shpartallon Ramën dhe narkoshtetin e tij. Ajo publikon për herë të parë, përgjimet, të cilat faktojnë se bosi i mafies dhe vrasësi Astrit Avdyli cakton deputetët dhe fitoren e tyre.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/660003111091060/

PËRGJIMI DYTË!

Bosi i mafies së klanit Avdylaj dhe vrasësi Astrit Avdyli, në telefon me kryetarin e bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani (nr tel 0692069933) organizon takimin me Vangjush Dakon për të caktuar deputetët e Durrësit, konkretisht për të caktuar deputet, Ilir Ndraxhin. Ndiqeni bisedën!” nënvizon Berisha.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/435486430584043/

SHKARKO APP