Polici i përgjimeve të Bild që vidhte votat për PS, dhunon qytetarët në Kamëz
Sali Skura, kryepolici i Kamzës, qe doli ne pergjimet e gjermanes “Bild”, teksa informon gjerësisht drejtorin në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi, mes te tjerash mbi lëvizjet e Xhelalit, dhe votat që ka ai në zonën e Lurës dhe Reçit, duke i kerkuar edhe bllokimin e autobuseve, eshte kapur nga kamerat brenda shkolles ne Kamze, ku eshte vendosur KZAZ-ja.
“Famozi narkokomisari Sali Skura brenda ambienteve te shkolles “Ibrahim Rugova”- shkruan Berisha ne faqen e vet ne Facebook, teksa poston foton e tij, ne perplasjen e sotme mes policise dhe qytetareveve qe kerkojne lirimin e ambienteve.
Përgjimet/ “Na këputën këta. Blloko autobusët”- Shefi i Komisariatit të Kamzës flet me drejtorin: Xhelali mendohet të marrë…
Edhe drejtori i Policisë së Kamzës, Sali Skura është i përfshirë në fushatën zgjedhore për bashkinë e Dibrës, gjatë zgjedhjeve të parakohshme atje tri vite më parë, pas shkarkimit të Shukri Xhelilit. Në përgjimet e publikuara nga Bild, kryepolici i Kamzës informon gjerësisht drejtorin në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshi, të cilin midis të tjerash i uron fitore.
Në përgjimin numër 8 të Bild, shefi i policisë së Kamzës e informon gjerësisht drejtorin mbi lëvizjet e Xhelalit, me sa duket kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu dhe votat që ka ai në zonën e Lurës dhe Reçit.
Përgjimi numër 8:
Drejtori i Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi flet me shefin e stacionit policor të Kamzës
Arben Keshi: Urdhëro!
Sali Skura, shefi i policisë së Kamzës: Sala në Kamzë jam. Sali Skura.
Arben Keshi: Hë mo, çkemi?
Sali Skura: Mirë. Si ia kalon? Si janë duke shku?
Arben Keshi: Mirë duken. Na këputën këto të Kamzës. Bllokohen autobusët e Kamzës.
Sali Skura: Po, pra po!
Arben Keshi: Bllokohen autobusët e Kamzës o shok.
Sali Skura: Po pra. Kemi nxjerrë postblloqe policie. Në orën 3 kanë në mend me u nis. Në orën 3 e gjysë.
Arben Keshi: A keni informacionet se sa bëhet llafi për t’u nisë?
Sali Skura: Nga ora 3 e gjysmë do të nisen. I kemi marrë do masa domethënë.
Arben Keshi: A janë shumë?
Sali Skura: Mendohet rreth 450, 500 veta.
Arben Keshi: I ka organizuar Xhelali?
Sali Skura: Xhelali i ka organizuar krejt bashkinë i ka çu te Turizmi i ri në Lurë. E kupton?
Arben Keshi: Kuptoj!
Sali Skura: Maqellara si duket?
Arben Keshi: Maqellara është mirë sepse s’ka njerëz nga Kamza në Maqellarë. Nga krahu i Xhelalit nuk kam asnjë unë.
Sali Skura: Lura është problem.
Arben Keshi: Lura, Reçi.
Sali Skura: Lura, Reçi gjithë ajo krahinë atje. Nga komisionerët ma merr mendja i keni futur në xhep?
Arben Keshi: Po! Po! Sigurisht!
Sali Skura: Po qyteti si duket?
Arben Keshi: Mirë duket! Po flas për Lurën dhe për Reçin, pjesën që vjen nga Xhelali.
Sali Skura: Po pra po! Melita (punonjëse e gjendjes civile) s’ka pas çfarë me bë me këto kodet (manipulimi i adresës së votuesve dhe kodi individual i votuesve që mund të identifikojë edhe votën).
Arben Keshi: Jo mo vlla jo. Nuk ka pasur çfarë të bëjë. Thjesht ata që kanë gjendjen civile, s’ke ca me bo.
Sali Skura: Sepse i kam ndjekur nga mbrapa sot që nga mëngjesi. Hajde të uroj fitore.
Arben Keshi: Për çfarë do të flasim? Bëhet fjalë për 450 vota. Do të thotë se ka ardhur me njerëzit e vet në Lurë ai?
Sali Skura: Njerëzit e vetë, e ke parasysh. Janë ca furgona.
Arben Keshi: Vetëm për këtë pjesë të informacionti, Lura apo edhe zona të tjera desha të di pak a shumë.
Sali Skura: Po, po. Vetëm nga krahu këtej, se mos shkojnë nga Mirdita.
Arben Keshi: Rrugës së parë që i binë andej.
Sali Skura: Po! Mirë, hajde suksese! Kalofsh mirë.
Arben Keshi: Rrofsh faleminderit
Në përgjimin numër 9, të publikuar nga “Bild”, del Zyrtari i Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi, duke folur me shefin e komisariatit nr.5, Sali Skurën, për votimet në zonën e Dibrës.
Në këtë bisedë Skura pyet Keshin nëse gjërat po shkojnë mirë për PS-në, e ndër të tjera, Skura thotë se kanë bllokuar disa autobusë dhe se disa të tjerë i hodhën me miqësi.
Arben Keshi: Urdhëro?
Sali Skua: O Beni Sala jam
Arben Keshi: Hë mo ça bone?
Sali Skura: Çkemi si ja çove?
Arben Keshi: Mirë si ja çove
Sali Skura: Hë si janë gjërat andej?
Arben Keshi: Ku di gjë, mirë duket po ke parasysh, thesi i mbyllur
Sali Skura: Po po. Si duket situata
Arben Keshi: Po mirë
Sali Skura: Jo po flas nga pjesëmarrja, si e shikon ti domethënë
Arben Keshi: aq sa kanë marrë vazhdimisht, ke parasysh nga 52%, jo më shumë
Sali Skura: Si shko Maqellara si përafrohet?
Arben Keshi: ku di unë. Mirë mirë na thonë të gjithë, po të shohim a e themi dot vetë ne mirë. Sepse është zonë e palexueshme kjo.
Sali Skura: po po e vërtetë
Keshi: A erdhën shumë mbrëmë këndej mo?
Sali Skura: Si?
Arben Keshi: a erdhën shumë autobusa mbrëmë?
Sali Skura: jo jo, nja 7 i bllokuan
Arben Keshi: I bllokuan ëë?
Sali Skura: Po po, të tjerat ia hodhëm kështu, me miqësi
Arben Keshi: Mirë pra
Sali Skura: Mirë, bëj kujdes vlla dhe fitore