Qeveria nis arrestimet, në komisariat edhe ish-deputetja Çupi
Ish-deputetja e PD-së për qarkun e Dibrës, Dhurata Çupi është shoqëruar në komisariatin e policisë bashkë me kryetaren e Forumit Rinor të kësaj partie, Denisa Vata. Çupi ka konfirmuar në një komunikim telefonik me Top Channel se ndodhet në komisariatin e Matit. Ajo theksoi se është shoqëruar pa i dhënë asnjë arsye. Më herët ka qenë ish-deputeti tjetër i PD-së, Bardh Spahia që është shpallur në kërkim nga policia, për ngjarjet e ndodhura dje në qytetin e Shkodrës.