PD e Shkodrës, thirrje qytetarëve: Protestë në çdo rrugë të qytetit
Vizita e kryeministrit Edi Rama në Shkodër, dy ditë pasi policia dhunoi dhe arrestoi drejtuesit e opozitës së këtij qyteti, ka krijuar një klimë tensioni.
Zhvillimi i mitingut elektoral të PS, ndërsa opozitarët janë në burg, cilësohet nga qytetarët si një provokim dhe fyerje ndaj tyre.
Dega e PD në Shkodër, në një deklaratë për mediat u ka bërë thirrje qytetarëve që në shenjë protestë të dalin sot në gjithë rrugët e qytetit kundër kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë policia dhe forcat speciale, si asnjëherë më parë kanë “pushtuar” gjithë qytetin.
Deklarata e zëdhënses së PD, Shkodër