Fillon paniku për manipulimin e shifrave. Justifikimet e para
Mosrakordimet skandaloze që po vërehen ngado, midis pjesmarrësve në votim dhe fletëve që kanë dalë brenda në kuti, kanë shkaktuar panik në radhët e ushtarëve të rilindjes. Zëdhënësia e KQZ, (Drilona Hoxhaj, poshtë) është nxjerrë sot urgjentisht përpara publikut për të thënë se këto mospërputhje vijnë si rezultat i gabimeve në llogaritje që KQZ ka bërë nga nxitimi për të informuar sa më parë publikun. “Në dilemën për të mos dhënë informacion apo për të dhënë informacion paraprak, KQZ ka zgjedhur që të mbajë qytetarët e informuar por pa pretenduar saktësi absolute”, tha ajo.
Por kreu i KQZ, Klement Zguri, që është minorancë në Komision, nuk e sheh me kaq lehtesi këtë mospërputhje: “Tabelat përmbledhëse duhet të përmbajnë numrin e saktë në votim, si dhe numrin e votave për çdo kandidat. Si rregull këto shifra duhet të korrespondojnë. Nëse shifrat janë kontradiktore, ky mund të jetë tregues paaftësie, por edhe tregues parregullsie. Se ç’ka ndodhur në rastin konkret kjo do të zbulohet nga hetimi”, ka thënë ai.
Pikërisht, si pasojë e këtyre anomalive, pretendohet se psh në bashkinë e Urës Vajgurore dolën 2 mijë vota tepër.
Deri tani, në njëmbëdhjetë bashki votat e atyre që kanë marrë pjesë nuk përputhen me votat e numëruara në kuti pasi këto të dytat janë më shumë. Kjo e ka bërë opozitën të akuzojë se votat janë shtuar në kuti pas orës 19 00, kur u pa se zgjedhësit i kishin bojkotuar votimet.
Pikërisht shifrat qesharake, ku diferenca e thellë prej 800 votash mbetet e pashpjegueshme, e shtynë sot kryebashkiaken e Urës Vajgurore të fliste për mikrofonin e A2/ CNN. Juliana Mema (foto poshtë duke folur per A2) deklaroi se ajo nuk kishte shtuar asnjë votë në kuti dhe se kjo do të kish qenë një turpërim për zgjedhësit e saj.
Por kur u pyet për mosrakordimin, ajo tha se nuk i takonte asaj por KZAZ të shpjegohej dhe se ajo nuk ishte kompetente për t’u përgjigjur për këtë.
Meta publikon VIDEO-n: Shikoni si manipulohet vota
Pra deri më tani mbetet në fuqi vetëm justifikimi i zëdhënëses që KQZ-së se herën e parë kur foli, mbrëmë në darkë pas orës 19, KQZ “nga nxitimi” nuk kishte thënë të vërtetën dhe se ajo që duhet besuar është shifra e tanishme kur gjithçka është rakorduar.
Lapsi.al