Edi Rama aktor në filmin e Ermal Mamaqit, transformohet dukshëm
Kryeministri Edi Rama në mënyrë të papritur është bërë pjesë e filmit më të ri të Ermal Mamaqit ‘’I love Tropoja”.
Nuk dihet ende roli që do të ketë kreu i qeverisë, mirëpo në rrjetet sociale janë publikuar imazhet e para të tij, sesi do të duket në rol, i veshur në të zeza, dhe me një sy të çuditshëm.
Marrëdhënia mes tij dhe Mamaqit duket të jetë forcuar edhe më shumë, pavarësisht akuzave që iu bënë aktorit dhe moderatorit teksa e ftoi Ramën në emision në kulmin e protestave të studentëve, të mbajtur në dhjetorin e kaluar.
Sigurisht një nga arsyet se pse Mamaqi e ka ftuar Ramën në film është audienca, po dhe kryeministrit një rol prej aktori për të tërhequr vëmendjen nga kriza politike, nuk do ti bënte aspak keq.