Braimllari: Keqpërdorimi i Venecias nga Balla dhe Manja, turp kombëtar
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari deklaroi në një intervistë për “Report TV” se Komisioni i Venecias nuk ka gjetur asnjë shkelje dhe tejkalim të Kushtetutës nga Presidenti Ilir Meta.
Braimllari kërkoi nga mediat që t’i referohen dokument zyrtar përfundimtar dhe jo porosive politike apo SMS-ve të përfaqësuesve të PS, që ndodhen në Venecia, Taulant Ballës dhe Ulsi Manjës. Sekretar i LSI tha se është turp kombëtar keqpërdorimi i një dokumenti ndërkombëtar nga përfaqësuesit e PS-së.
“Komisioni i Venecias ka konfirmuar që s’ka tejkalim të kompetencave, nuk ka shkelje te kushtetutes nga ana e presidentin te republikes. Nga ana tjetër, nëse ky komunikim ka ardhur nga një nga këta persona që mazhoranca ka çuar për të mbrojtur mazhorancën në Komisionin e Venecias, atëherë duhet të themi që ky është një turp kombëtar. Sepse Ulsi Manja është nën hetim për blerje votash, për lidhje dhe ndikim me krimin e organizuar dhe trafikun e votave. Nga ana tjetër Taulant Balla ha dreka dhe darka me përfaqësues të krimit të organizuar. Edi Rama ka çuar dy përfaqësues të lidhur drejtpërdrejt me krimin e organizuar”, ka thënë Braimllari.