Ismail Qemali, gazetarit të Giornale D’italia (Kostandinopojë, 1910): “Shqiptarët nuk do të dorëzojnë armët para se qeveria turke të plotësojë kërkesat e tyre”

“L’Echo de Paris” ka botuar, të martën e 17 majit 1910, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me intervistën e Ismail Qemalit mbi çështjen shqiptare, të zhvilluar asokohe në Konstandinopojë me korrespondentin e Giornale d’Italia, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Revolta shqiptare (Një intervistë me Ismail Qemal Beun)

(Nga korrespondenti ynë i veçantë)

Romë, 16 maj.

 Korrespondenti i Giornale d’Italia, në Konstandinopojë, ka zhvilluar një intervistë interesante mbi situatën aktuale në Shqipëri me Ismail Qemal Beun, i cili ka deklaruar se shqiptarët nuk do të dorëzojnë armët para se qeveria turke të plotësojë kërkesat e tyre.

 Represioni i organizuar nga Turqia, shtoi Ismail Qemali, është një gabim katastrofik; E vetmja mënyrë për të qetësuar gjakrat (paqësuar shpirtrat) është përdorimi i një metode të re qeverisjeje. 

 Ekspedita ushtarake aktuale, në fakt, vetëm se e nxit situatën dhe irriton popullin shqiptar. — C./darsiani.com

SHKARKO APP