Basha: Dvorani, simboli i korrupsionit

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, nga Devolli në takim me fermerët, tha se për kryeministrin Edi Rama është jetike kapja e drejtësisë. Sipas tij, vendi është zhytur në paligjshmëri dhe zgjidhja e vetme për ta nxjerrë vendin nga kjo gjendje janë zgjedhjet e lira. Ndër të tjera, kreu i PD-së tha se kostot e rënduara e kanë bërë bërë punën e fermerit të pavlerë në treg.

”E gjithë Shqipëria punon për një kalçeto me oligarkë të Edi Ramës. Produktet tuaja përfundojnë në kanal të pashitura sepse sektori i bujqësisë dhe blegtorisë, është sektori më i braktisur. Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që qeveria nuk e mbështet fermerin me financime. Vit pas viti mbështetja për fermerët sa vjen e ulet. Edhe këtë vit mbështetja në buxhet është shumë e ulët. Potenciali është i jashtëzakonshëm, por ju mungon një qeveri që ju mbështet. Ne kemi një qeveri që ju rëndon me politika abusive duke e renditur vendin në vendin e tretë më të korruptuar të botës. Edi Rama hyri në histori për rekordin e korrupsionit”.

SHKARKO APP