Borchadt “non grata”, vjen reagimi nga PD, Noka: Përshëndes vendimin e Presidentit

Ish-deputeti demokrat Flamur Noka ka përshëndetur vendimin e Presidentit Ilir Meta.

“Pershendes vendimin e Presidentit te Republikes per punonjesin e “zyres shtypit te Rames” qe paguhet nga OSBE si ambasador.Veprim dhe vendim dinjitoz prej shtetari i Presidentit. Gishti qe ju drejtua shqipetareve nuk mund te perfaqesoje nje organizate nderkombetare prestigjioze dhe dinjitoze si OSBE”, u shpreh Noka.

Vendimi i Presidentit

Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchadt nuk është më i mirëpritur në Institucionin e Presidentit. Lajmi konfirmohet përmes një shkrese, që kreu i shtetit i ka dërguar  ditën e sotme, Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE në Kopenhagen, asaj në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit pranë MEPJ në Tiranë.

“Z.Bernd Boschardt, i cili vuri në diskutim dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, SH.T.Z Ilir Meta për zgjedhjet vendore në Shqipëri të muajit qershor 2019 dhe që publikisht i tregoi gishtin qytetarëve shqiptarë nuk është më i mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës.” thuhet në letrën që mban datën 18 nëntor.

SHKARKO APP