Ish-prokurori i Përgjithshëm: KED shkeli Kushtetutën

Ish-prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka shkelur Kushtetutën.

Sipas tij vënia në radhën e kandidatëve të Besnik Muçit ishte shkelje për aq kokë sa ai e kishte bërë betimin si anëtar i Kushtetueses.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kishte për detyrë të zgjidhte kandidatët duke ia paraqitur Kuvendit dhe Presidentit. Ama Kushtetuta kishte një rregull duhet të fillosh me presidentin, do i çosh tre emra për një post. Do mbarosh me këtë do i çosh Kuvendit, pastaj Gjykata e Lartë dhe pastaj i 4 do vinte prapë tek presidenti. 

Por për çudi ishte se për aq kohë sa nuk kishte kandidatë edhe 1 që presidenti e kishte dekretuar, Besnik Muçi përsëri u paraqit si kandidat në Kuvend. Por kjo është absurde. Nuk kishte numra. Aq persona ishin kualifikuar. Për mua nuk u respektua Kushtetuta, u shkel”, u shpreh Theodhori Sollaku.

SHKARKO APP