Home Bota 250 çadra për...

250 çadra përballë bashkisë së Parisit, refugjatët thirrje për strehim

9
0

Një grup migrantësh kanë ngritur 250 tenda në sheshin e madh përpara Hotel de Ville, në bashkinë e Parisit, duke bërë thirrje për zgjidhje strehimi. Ata vijnë nga Afrika nën-Sahariane, dhe u vendosën në çadrat e tyre natën e kaluar në orën 20:00.

“Ne kërkojmë t’i strehojmë sepse për dy, tre javë, nuk mund ta durojmë më. Rrjeti ynë i strehimit për solidaritet është plotësisht i mbushur. Ne kemi njoftuar prefekturën, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, shprehet me keqardhje Kerill Theurillat, kreu i shoqatës Utopia56, iniciator i kësaj nisme për të rritur ndërgjegjësimin për jetën e vështirë të të pastrehëve.

Prandaj shpresa është që kryetarja e bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, mund të “sigurojë mbështetjen e saj”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit