27-vjeçari ecën mbi litar nga Kulla Eifel në Teatrin Chailot

Një i ri francez mahniti turmat në qendër të Parisit duke ecur 600 metra në një litar midis Kullës Eifel dhe Sheshit Trocadero. Nathan Paulin, një akrobat i famshëm për të ecurën mbi litar, zhvilloi sfidën në një litar vetëm 2.5 cm të gjerë.

E gjithë performanca mbi litar zgjati 30 minuta. Nathan ka ecur për herë të parë mbi litar 10 vjet më parë. Thotë se nuk ka qenë e lehtë të mposhtë frikën.

“Unë kisha menduar shumë për këtë dhe ishte mirë të isha atje. Nuk ishte e lehtë të ecja 600 metra, të përqendrohesha, me gjithçka përreth, presionin. Nuk ishte aq e lehtë sa mendoja, por gjithsesi ishte e bukur. Jam i lumtur që e kam arritur dhe që isha në gjendje të ndaj me të gjithë.

Ishte e vështirë të instaloje këtë linjë sepse teknikisht është e komplikuar për sa i përket lejeve. Ishte më stresuese për mua për shkak të turmës, sepse kishte shumë njerëz. Por kushtet ishin goxha të mira dhe ishte shumë e bukur. Nuk kishte probleme me motin, ishte mirë”, deklaroi Paulin.

French slackliner wows crowd with Eiffel Tower performance | Lifestyle  News,The Indian Express

SHKARKO APP