Erli Murati: I mirë kur më duhesh, i keq për të më zëvendësuar
(Botuar me 8 tetor 2005)
Nga Erl Murati
Fatos Nano toli dje publikisht për herë të parë që pas dorëheqjes nga funksioni si kryetar i PS dhe vetëm pak orë para Kongresit 16 Jashtëzakonshëm, i cili do të zyrtarizojë kandidatët për pasues 16 tij, Gjatë dy intervistave të njëpasnjoshme televizive Nano u pozicionua haptas kundër Edi Ramos dhe droptuesve kryesor të partisë qe, deri tani jo publikisht, duken se e mbështesin ambicien e kryebashkiakut për të marrë timonin socialist. “PS-ja po uzurpohet nga njerëz amatorë”, tha Nano duke iu referuar Ramës, Ruçit, Xhafajt dhe Bufit. Ish-kryetari socialist nuk sqaroi në fjalën e tij se në ç’moment kishte konstatuar se këta njerëz, deri vonë bashkëpunëtorë të tij, janë amatorë dhe duan të sabotojnë partinë. Ai e cilësoi Ramën si “ombrellë të mëkateve që tentojnë t’i shpëtojnë ligjit” dhe me “lidhje të dyshimta”. Çuditërisht, ai nuk argumentoi se pse nuk reagoi më parë ndaj këtij fenomeni, por pikërisht në momentin kur anëtari i KPD-së, Edi Rama vendos të kandidojë për kryetar të PS-së. Nano paralajmëroi lindjen e “katharsis Il” apo të një fushate të “demaskimit” apo denigrimit të figurave kryesore politike, vetëm pse ata mendojnë ndryshe nga ai. Ai u vërtetua dje si një nga njerëzit më besnikë të shkollës politike të Partisë së Punës, ku siç ndodhte rëndom në diktaturë, tjetri akuzohej penalisht vetëm pse në momente decizive, nuk shfaqte të njëjtin konstruksion mental me “njëshin”. Ai ka mbetur tek aksioma e qoftëlargut: “Kur themi Nano nënkuptojmë partia, dhe kur themi partia, nënkuptojmë Nano”. Ish-kreu socialist nuk u tha dje socialistëve përse e udhëhoqi fushatën elektorale bashkë me Gramoz Ruçin dhe Edi Ramën, me këta njerëz që tani po i akuzon si “me lidhje të dyshimta”. Fatos Nano nuk u shpjegoi banorëve të kryeqytetit pse i ftoi të votojnë Edi Ramën në krye të bashkisë për një periudhë gjashtëvjeçare, në një kohë kur mendon se ai është “mishërimi i veseve të udhëheqësve të konsumuar socialistë”. Qëndrimi i djeshëm i Fatos Nanos ishte një kopje banale e KPDsë së dhjetorit të vitit 2001, ku ai sulmoi ashpër disa ish-besnikë, të cilët i pat promovuar vetë në politikë. Ahere ishte Musa Ulqini e llir Zela, tani janë Fatmir Xhafaj dhe Ylli Bufi. Skenari është i njëjtë, ndryshojnë vetëm aktorët. Ai akuzoi Ramën dhe të tjerët, se “pa patur profesion tjetër, kërkojnë ta përdorin politikën për t’u pasuruar”. Nano harron se amatorin Meidani që s’kishte asnjë ditë në PS, e bëri sekretar të përgjithshëm dhe amatorin Majko që s’kishte asnjë ditë në administratë, e bëri kryeministër. Duke sulmuar Gramoz Ruçin dhe Edi Ramën, në radhë të parë Nano tall shqiptarët. U tha atyre më 3 korrik: votojini se janë të mirë! E mě pas u drejtohet socialistëve: Mos i votoni se janë të këqij! Përveçse pandershmëri, ai demonstron edhe mungesë sinqeriteti. Ai thotë se nuk ka ndërmend të rikthehet në drejtimin e partisë. Shumëkush e kupton se fushata e tij “anti-Rama” nuk buron nga simpatia për shkrimet tautologjike, me autor Rexhep Meidanin dhe subjekt “kultin e njëshit”. Gjithkush e kupton se reagimi i tij nuk u ngjiz tek dashuria për statutin dhe respektimin e tij, pasi për këtë mendon Policia Statutore e Garancive Ndërtimore. Nano e akuzoi dje ashpër Edi Ramën për faktin e vetëm se kryebashkiaku i Tiranës, synon të marrë drejtimin e Partisë Socialiste pa pranuar të vaftiset më parë, në fuçinë e projektit politik “Presidenca ’07” të ish-kryetarit socialist.