Home Bota 37% e evropia...

37% e evropianëve besojnë se lu*ta Rusi-Ukrainë do të përfundojë me kompromis

54
0

Qytetarët evropianë janë pesimistë për shanset e Ukrainës për të fituar luftën kundër Rusisë dhe shohin si zgjidhje negociatat mes 2 vendeve. Ky është rezultati i një sondazhi të 12 vendeve të BE-së të publikuar ditën e sotme. Sipas sondazhit, vetëm 10% e të anketuarve parashikojnë një fitore për Ukrainën.

Vendet më optimiste për një fitore të Ukrainës janë Polonia, Suedia dhe Portugalia, ndërsa më pesimistet janë Greqia, Hungaria dhe Italia. Publikimi i këtij sondazhi përkon me përvjetorin e dytë të pushtimit rus të Ukrainës, ndërsa Kievi e gjen veten në një pozicion të vështirë përballë një Rusie të guximshme nga tërheqja e mbështetjes perëndimore për Ukrainën dhe mundësia e kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Rreth 31% e të anketuarve besojnë se Evropa duhet të ndihmojë Ukrainën të rifitojë territoret e saj të pushtuara nga Rusia, ndërsa 41% favorizojnë që Evropa të shtyjë Ukrainën për të negociuar një marrëveshje paqeje me Rusinë. Shumica e evropianëve (56%) do të “zhgënjeheshin” nga zgjedhja e Donald Trump dhe 43% mendojnë se kjo do ta bënte më pak të mundshme fitoren e Ukrainës.

Sondazhi u bazua në përgjigjet e rreth 17,000 të anketuarve në Austri, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Itali, Holandë, Poloni, Portugali, Rumani, Spanjë dhe Suedi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit