Home Bota 7 kandidatë p...

7 kandidatë për president, nesër raundi i parë

69
0

Në garë për president të Maqedonisë së Veriut janë 7 kandidatë, mes të cilëve edhe dy përfaqësues të shqiptarëve. Rreth 1.7 milionë qytetarë do të votojnë për kandidatët, Stevo Pendarovski i mbështetur nga partia qeverisëse LSDM, Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE, Bujar Osmani nga Fronti Evropian, Arben Taravari nga koalicioni VLEN, Biljana Vakovska e mbështetur nga e Majta, Maxim Dimitrievski ZNAM dhe Stevço Jakimovski nga koalicioni GROM.

Stevo Pendarovski, presidenti që kërkon një mandat të dytë, ka bërë një fushatë ku bazohet në proceset e integrimit të vendit. Kandidatja e opozitës e ka bazuar fushatën te denoncimi i korrupsionit të qeverisë dhe te mbrojtja e identitet kulturorë duke u përqendruar të Maqedonasit dhe jo grupet e tjera shtetformuese.

Dalja e shqiptarëve me dy kandidatë mund të prodhojë ndarje të votave duke favorizuar kandidatët e tjerë potencial të LSDM dhe opozitës së Maqedonisë së Veriut.

Kandidatit tjetër shqiptar, Arben Taravari garon në siglën e koalicionit VLEN. Në këtë fushatë ai ka marrë mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosjes në Kosovë duke shkaktuar jo pak debate mes shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Nëse asnjë nga 7 kandidatët nuk marr 50 % të votave, raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet me 8 maj, datë në të cilën do të mbahen dhe zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit