Pandev: Jemi në historinë e Maqedonisë, s’kemi asgjë për të humbur!

Goran Pandev hyri në historinë e Maqedonisë së Veriut duke gjetur golin e parë në Europian. 38-vjeçari po jeton një rini të dytë në karrierës e tij. Pas ndeshjes së humbur kundër Austrisë, kundërshtari për t’u përballur është Ukraina e Shevchenkos.

“Jam i lumtur për golin dhe më vjen keq për rezultatin, por për ne ishte e rëndësishme të luanim në këtë Europian. Përvojë dhe emocion i pabesueshëm për mua, për shokët e mi të skuadrës dhe për të gjithë vendin. Austria fitoi me meritë, ne shpresojmë që në ndeshjet e ardhshme të jemi në gjendje të marrim rezultate pozitive dhe disa pikë, për ta përfunduar mirë këtë Evropian.

Ende nuk e di se çfarë do të bëj, jam përqendruar në Kampionatin Europian, le të shohim nëse mund të luaj edhe një vit. Ne kemi shkruar historinë e vendit tonë, jemi brezi i parë që kemi arritëm këtë rezultat. Por tani duam të bëjmë figurë të mire. Jemi një ekip i ri me pak përvojë në këto gara ndërkombëtare.

Ukraina? Ne po e studiojmë këto ditë dhe e dimë që është një ekip shumë i fortë, Sheva po bën një punë të shkëlqyer. Për ne do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por nuk kemi asgjë për të humbur dhe shpresojmë të marrim rezultat pozitiv. Ata janë favoritë, por ne do të përpiqemi”, deklaroi Pandev.

SHKARKO APP