FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

5 emrat favorit për drejtor të Policisë së Shtetit, ja kur vendos Rama

Edhe pse ka tre ditë që ka përfunduar gara për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ende nuk është bërë zyrtar emri i drejtorit të ri.

Ministri i Brendshem, Hoxha deklaroi se emri do të bëhej publik brenda kësaj jave dhe të premten do t’i propozohej zyrtarisht emri kryeministrit.

Por për shkak të axhendës së kryeministrit jashtë vendit, ende emri nuk është dërguar zyrtarisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyrtarisht Ministria e Brendshme thotë për ‘News24’ se pritet që të hënën të bëhet zyrtar emri dhe t’i dërgohet nga ministri i Brendshëm, në tryezën e kryeministrit Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kandidatët potencialë për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit janë: Ilir Proda, Neritan Nallbati, Ardian Çipa, Skënder Hitaj dhe Altin Mena.

Ditën e hënë kryeministri Rama firmos emrin e ri të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?