Peng jo veç shtetin, talebanët po pengojnë afganët të shkojnë drejt aeroportit

Jo vetëm kanë marrë me forcë shtetin, por talebanët po bllokojnë afganët që të arrijnë në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit për të ikur nga vendi, duke shkelur angazhimet e tyre ndaj Shteteve të Bashkuara.

Lajmi vjen menjëherë pasi ambasada amerikane në Kabul paralajmëroi njerëzit atje se “nuk mund të sigurojë kalim të sigurt” drejt aeroportit, teksa militantët kanë marrë në kontroll Afganistanin.

“Talebanët, në kundërshtim me deklaratat e tyre publike dhe angazhimet e tyre ndaj qeverisë sonë, po bllokojnë afganët që duan të largohen nga vendi“, tha zëvendës sekretari i shtetit, Wendy Sherman në konferencën e së mërkurës pasdite.

SHKARKO APP