FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Situata mbetet alarmante nga reshjet në Vlorë

Vlora po përballet me një situatë të vështirë që një ditë më parë ku i gjithë qyteti u mbulua nga uji si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Teksa banorët janë evakuuar nga shtëpitë e tyre Bashkia e Vlorës është kujdesur që banorët të mos qëndrojnë në banesa por të sistemohen përkohësisht në konviktet e qytetit.

Edhe pse ka kaluar tashmë thuajse 1 ditë nga reshjet intensive, Vlora vijon ende të jetë në një situatë alarmante, rrugët e qytetit janë thuajse të pakalueshme dhe banorët ende nuk mund të rikthehen në banesat e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhet fjalë për të paktën 60 qytetarë të cilët janë evakuuar dhe rreth 30 familje të cilat nuk kanë mundur ende të rikthehen në shtëpitë e tyre pasi uji ende nuk është tërhequr.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?