Avokati Eugen Beci: Sali Berisha mund të përfundojë në arrest shtëpie nëse nuk paraqitet në SPAK

Avokati Eugen Beci, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për skenarin shumë të mundshëm, që Sali Berisha, i cili refuzon të paraqitet në SPAK, të përfundojë me një masë më të rëndë.

Nëse gjykata nuk do të rrëzojë kërkesën e SPAK për masën “detyrim paraqitje” dhe Berisha vendos të mos paraqitet, ai rrezikon arrestin shtëpiak.

“Në rast se shkelet një masë sigurie e caktuar nga gjykata, prokuroria është e detyruar të kërkojë masë tjetër më të rëndë. Masa tjetër më e rëndë, është arresti i shtëpisë sepse arrestimi me burg nuk bëhet për shkak të moshës së Berishës”, tha Beci.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?