Galeone: Nëse Ibra e kontakton, Allegri është gati të marrë drejtimin e Milanit

Ish-trajneri Giovanni Galeone, rikthehet të flasë për mundësinë e shkarkimit të Fonsecës nga stoli i Milanit dhe ka një emër shumë interesant për pasuesin e tij tek “Djalli”.

Bëhet fjalë për Max Allegrin, ish teknikun e kuqezinjve dhe Juventusit, i cili sipas Galeone-s do të ishte i gatshëm të pranonte një rikthim të tij në Milano.

“Max ka fituar që në momentin e ardhjes së tij në krye të stolit kuqezi. Një rikthim i tij tek Milan, do të ishte perfekt, për vetë kualitetin që kjo skuadër aktualisht ka.

Me këto lojtarë, Allegri do të ishte në gjendje ta bënte një skuadër kompakte sidomos në mbrojtje, ku Milan po pëson shumë. Nëse Ibrahimoviç do ta kontaktojë, jam i sigurt se ai do të pranojë”, theksoi Galeone.

SHKARKO APP