Shikoni se çka bërë te liqeni i Çekrezit, Vani i famshëm!
“Vani kishte vetëm çantën e kampingut në shpinë kur nisi të zbulonte natyrën e Shqipërisë, në këmbë, gjatë pandemisë.
Nëpër ecjet e gjata, shtigjeve e maleve, zhvilloi idenë për të ndërtuar kabinat e drurit që gjenden mes kodrave të liqenit të Çekrezit, pak minuta larg Tiranës.
Sot, është e vështirë të gjesh një prej tyre të lirë, sepse turistë nga e gjithë bota shkojnë çdo ditë për të kaluar natën nën yjet e këtij oazi magjik”- shkruan Edi Rama.
Ky njeri, Vani, është një mjeshtër i së bukurës.
Mjafton ti shikoni, por edhe të shkoni te Vani e do të mrekulloheni!