Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

OSHEE: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për furrat e bukës

Aktualitet E shtunë, 2 Nëntor 2024 19:29
OSHEE: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për furrat e bukës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka sqaruar se aktualisht nuk ka asnjë rritje të çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës. Skema e faturimit për këto subjekte ka hyrë prej muajit prill dhe është përcaktuar pas dakordësisë së plotë me vetë subjektet. OSHEE sqaron se koncepti i “orarit pik”, i cili po diskutohet kohët e fundit është një koncept specifik i vendosur që në vitin 2016 nga ERE, si institucioni i ngarkuar me ligj për përcaktimin e tarifave në sektorin e energjisë.

Njoftimi:

– Orari pik gjatë të cilit aplikohet çmimi për energjinë e konsumuar është:

o Për periudhen 1 Nëntor – 31 Mars nga ora 18:00 deri në 22:00

o Për periudhën 1 Prill – 31 Tetor nga ora 19:00 deri në 23:00.

Vetëm gjatë orarit pik, për subjektet private, çmimi është 15% më i shtrenjtë se çmimi i zakonshëm.

Koncepti i energjisë pik është një koncept ndërkombëtar, i përdorur në gjithë Europën dhe më gjerë.

Orari pik është orari kur konsumi i energjisë është më i lartë dhe çmimi i energjisë në tregje është mjaft i lartë. Prandaj Entet rregullatore ndërhyjnë me masa të tilla që të favorizojnë uljen e konsumit në këto orare.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nuk ka asnjë ndryshim nga 1 nëntori, çdo lëvizje është abusive

OSHEE sqaron se asgjë nuk ka ndryshuar nga data 1 nëntor. Vendimi i ERE për energjinë pik është i zbatueshëm që nga viti 2016 për gjithë subjektet private që kanë të instaluar matës inteligjent (vetëm matësit inteligjent janë të aftë të lexojnë konsumin sipas orareve).

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Si rrjedhojë, çdo rritje e çmimit nga subjektet e furrave të bukës është i padrejtë dhe abuziv.

Sipas të dhënave nga OSHEE, aktualisht janë rreth 1600-1700 furra bukë të regjistruara si të tilla. Përsa i përket periudhës 2018-2024 mesatarja mujore e subjekteve furra buke të cilat janë tarifuar me çmimin pik është si më poshtë:

o Për vitin 2018 janë tarifuar 11 subjekte

o Për vitin 2019 janë tarifuar 87 subjekte

o Për vitin 2020 janë tarifuar 86 subjekte

o Për vitin 2021 janë tarifuar 95 subjekte

o Për vitin 2022 janë tarifuar 120 subjekte

o Për vitin 2023 janë tarifuar 164 subjekte

o Për vitin 2024 janë tarifuar 194 subjekte

– Pra çmimi i energjisë në orarin e pikut ka filluar të zbatohet për furrat e bukës që nga viti 2016 dhe asnjeherë nuk ka patur ankesa për këtë tarifë.

Skema e tarifimit të energjisë elektrike për prodhuesit e bukës

Që prej muajit prill 2024 kanë hyrë në fuqi tarifat e reja të furrave të bukës. Edhe për këto tarifa është i zbatueshëm koncepti i orarit pik.

Mund t'ju interesojë

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kr...

Para 55 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Para 2 orësh
Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Para 2 orësh

OSHEE sqaron se në bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave, me qëllim aplikimin e drejtë dhe jo diskriminues të çmimeve të energjisë elektrike te furrave te bukes, propozuan në ERE çmime të reja për furrat e bukës.

Këto çmime reflektonin situatën konkrete të biznesit të furrave të bukës, të cilat tashmë ushtrojne edhe aktivitete te kombinuara, si pasticeri, bar kafe, etj.

Kategoritë e miratuara nga ERE në muajin prill 2024 janë si më poshtë:

● Kategoria I – Vetëm Furra buke/prodhim mielli, Çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 7.6 lekë/kËh.

● Kategoria II – Furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri, Çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 9.5 lekë/kËh;

● Kategoria III – Furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri, shërbim Kafe (ekspres), Çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 12 lekë/kËh.

Sqarojmë se deri në prill 2024 për kategoritë II dhe III çmimi ka qënë 14l/kËh pra më i lartë se sa tarifat aktuale të miratuara nga ERE.

Çmimi për furrat e bukës nuk është rritur, ai subvencionohet nga shteti

OSHEE sqaron se çmimi i energjisë elektrike për furrat e bukës dhe kategoritë e bizneseve që prodhojnë produkte buke është i subvencionuar nga ana e shtetit. Ky çmim nuk reflekton asnje kosto të energjise dhe qeveria e subvencionon si nje mase sociale për popullsinë.

Bashkëpunimi shumë i ngushtë me grupet e interesit, si Shoqatën e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerive dhe Brumrave, ka sjelle një tarifim më të drejtë të subjekteve dhe mbeshtetjen e nje konkurrence te ndershme ndermjet kategorive te ndryshme te furrave bukes.

Përsa i përket periudhës Maj-Shtator 2024, numri i subjekteve Furra Buke të cilat faturohen sot janë rreth 1600, të ndarë sipas tre kategorive:

● Në kategorinë Furra Buke – 480 subjekte

● Në kategorinë Furra Buke + Pastiçeri – 865 subjekte

● Në kategorinë Furra Buke + Pastiçeri + Bar Kafe – 222 subjekte

Etiketat e lidhura

bukë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 55 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 56 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 12 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.