Ngjela: Bashkimi Shqipëri-Kosovë do bëhet me forcën e Ushtrisë së Kosovës, se politika nuk do!

Nga Spartak Ngjela: 

Sot Edi Rama në Selanik, kaloi në nje stad patriotik, të cilin nuk e ka pasur deri Tani.

I.

Kryeministri Edi Rama ishte shumë i saktë në këtë stad, sepse në fjalimin e tij pati ndjeshëm një diksion të qartë të shqiptarisë, dhe diti që ta kthente fjalimin e tij në një bisedë patriotike të nivelit të lartë.

Dhe na dha mundësinë që, nëpërmjet fjalimit të tij historik-patriotik, të shihnim për herë të parë që emigracioni shqiptar e di, se na e tregoi qartë, që lumturia e shqiptarëve është vetëm në Shqipëri, me shqiptarinë dhe për shqiptarinë.
Ishte një fjalim shumë i bukur, dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, arriti më në fund te caku i kryeministrit patriot.
Se fjalimi i tij në Selanik, kishte shumë vite që nuk dëgjohej nga kryeministrat në periudhën 1992-2024.

II.

Çdo kombi e çdo shteti i vjen gjithmonë një kohë historike kur kryeministri i tij mban një flalim doktrinar për historinë e kombit të vet, histori kjo ku shprehet qartë me theks historiko patriotik e ardhmja e nxitur me të vërtetën historike, për të ardhmen patriotike të autoktonisë kombëtare që, me territorin e saj etnik, nuk është brenda kufijve të territorit të e shtetit amë.
Dhe pikërisht kjo ndodhi sot në Selanik. Shqiptarët brohoritën përpara kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke rigjallëruar patriotikisht etninë shqiptare në Greqi
Armiqtë tanë pushtues të territoreve etnike shqiptare, na pushtuan territoret, por nuk e fashitën dot shqiptarinë dhe gjuhën shqipe që është forca magjike e historisë sonë si shqiptari, dhe sot, si dy shtete shqiptare në Gadishullin Ilirik.

Dhe, kryeministri Rama është hera e dytë që mban fjalime për shqiptarinë përpara shqiptarëve autoktonë të Greqisë.
Historia do ta shkruajë këtë ngjarje me titullin: Shqiptaria – nga Athina në Selanik.

III.

Selaniku i sotëm, nëse do të ndizet si flakë arvanite, do të fillojë ecjen përpara në rikrijimin historik të etnisë shqiptare në Greqi.
Pas daljes të shtetit të dytë shqiprar heroik të Kosovës, historia tani pret ndezjen e patriotizmit arvanitas nga Athina në Selsnik, dhe, nga Selaniku në Janinë, e nga Janina në Prevezë.
Prisni me optimizëm dhe shikoni me arsye rikrijimin patriotik të shqiptarisë në Greqi, njëlloj si zhvillimi aktiv e fuqiplot i shqiqtarisë në Serbi deri në krinimin e shtetit të dytë e plot lavdi të shqiptarisë: KOSOVËN.

Historia do ta sjellë Selanikun e sotëm, në rikrijimin historik të etnisë shqiptare në Greqi.
Pas daljes të shtetit të dytë shqiprar heroik të Kosovës, historia tani pret ndezjen e patriotizmit arvanitas nga Athina në Selsnik, dhe, nga Selaniku në Janinë e nga Janina në Prevezë.
Prisni me optimizëm dhe shikoni me arsye rikrijimin patriotik të shqiptarisë në Greqi, njëlloj si zhvillimi aktiv e fuqiplotë i shqiptarisë…

SHKARKO APP