Benet Beci ka reaguar me ironi ndaj disa mediave të cilat kanë shkruar se “Benet Beci ka dhënë dorëheqjen” pasi u thirr në SPAK. Me ironi shkodrane Beci shkruan në facebook: “Nuk e di ku dreqin e kanë marrë vesh disa portale që kam dhënë dorëheqjen se ishte sekret deri nesër! Po tani që doli po e them edhe arsyen: Nesër zgjidhem unë President i Amerikës me kërkesë të dy kandidatëve të tjerë, meqë e tregova në Shkodër se jam i pëlqyeshëm për të dyja palët”.