Orban pret fitoren e Trump: Kam gati shishen e shampanjës
Viktor Orban, kryeministri nacionalist i Hungarisë, ka qenë një udhëtar i shpeshtë përtej Atlantikut, jo në Shtëpinë e Bardhë të Bidenit, por në rezidencën e Trumpit në Mar-a-Lago.
Ai trumbetoi se vetëm dy ditë pas zgjedhjeve amerikane ai do të priste një samit evropian të enjten me më shumë se 40 liderë në Budapest, ngjarja më e madhe diplomatike në historinë e vendit të tij. “Vendosni rripat e sigurimit”, postoi ai mbrëmë. Orban dhe shumë parti nacionaliste janë admirues të Trump. “Unë do të festoj fitoren e Trump me shishe shampanjë”, tha ai muajin e kaluar.
Ekziston frika se Orban dhe kampi nacionalist do t’ia shtojnë zërin Trumpit nëse ai kundërshton rezultatin e zgjedhjeve, duke vendosur një prirje të re antidemokratike me implikime të mëdha për politikën evropiane.