Gjatë restaurimit të pikturës murale në Kishën e Shna Ndout dalin në dritë portrete dhe figura shenjtorësh (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin se gjatë restaurimit të pikturës murale në Kishën e Shna Ndout dolën në dritë portrete dhe figura shenjtorësh.

“Dalin në dritë portrete dhe figura shenjtorësh gjatë punimeve për konservimin/restaurimin e pikturës murale në Kishën e Shna Ndout në Kepin e Rodonit.

Punimet konsistuan në konsolidimin e shtresave përgatitore dhe pelikulit piktorik, pastrimin nga mbivëniet me gëlqere dhe llaç, pastrimin nga kripërat si dhe zëvendësimin e bordurimeve dhe stukimeve të vjetra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Piktura murale e kësaj kishe bashkë me atë të Kishës së Shëlbuemit në Rubik ishin në fokusin e programit të #EU4Culture gjatë këtij viti për restaurimin e veprave të artit ndërsa ndërhyrjet u realizuan nga restauratorja Edlira Çaushi dhe ekipi i saj. Specialistët e Sektorit të Veprave të Artit në IKTK kanë mbikqyrur nga afër ecurinë e këtyre punimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

*Kisha e Shna Ndout në Kepin e Rodonit është monument i trashëgimisë kulturore me një arkitekturë romaniko-gotike e shek. XIV”, shkruan Rama në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe pamjet nga kjo kishë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?