“Do këndojë sërish”, biznesmeni takon Parashqevi Simakun në SHBA

Biznesmeni dhe modeli shqiptar në SHBA, Elton Ilirjani ka publikuar një foto me këngëtaren Parashqevi Simakun, ku duken të ulur në një kafene.

Në një post në rrjetin e tij social, Ilirjani ka ndarë një foto duke u përqafuar me Simakun. Krahas fotos, ai shkruan “Parashqevi Simaku është mirë! Sapo u takuam dhe po pimë kafen e parë! Ajo do të jetë shumë mirë tani dhe do këndojë sërish për publikun shqiptar”.

Ndër të tjera Eltoni falënderon emigranten shqiptare në SHBA, Elvira Tata, e cila takoi pak ditë më parë këngëtaren Parashqevi Simaku.

Në një tjetër “insta story”, ai ka ndarë pamjet nga ambienti i ri ku do të qëndrojë Simaku.

SHKARKO APP