Festat e fundvitit, Balluku me fëmijët e naftëtarëve dhe punonjësve të Albpetrol
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, festoi së bashku me fëmijët e naftëtarëve dhe punonjësve të Albpetrol, festat e Fundvitit.
Balluku publikoi në rrjete sociale momente nga atmosfera e bukur me fëmijet, ku ndau dhurata për ta, duke përcjell ngrohtësi festash këtë fundvit, pranë tyre.
“Ata janë gëzimi dhe frymëzimi ynë! Në këto ditë festash, janë më të lumturit me atmosferën magjike dhe dhuratat e Babagjyshit të Vitit të Ri”, u shpreh Balluku.
“Një mëngjes fantastik me fëmijët e naftëtarëve dhe punonjësve të Albpetrol, plot gëzim, emocion dhe reflektim për gjithçka që mund të bëjmë më mirë për të ardhmen e tyre”, shkroi Balluku në rrjete sociale.