Nesër priten reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do të ketë edhe në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër ndërsa qarqet e tjerë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive të shoqëruara me shtrëngata.

Për shkak të shtrëngatave dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente të shkurtra, IGJEO njofton se mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve.

Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u bën thirrje të gjitha strukturave vendore dhe qendrore të marrin masa parandaluese për shmangien e përmbytjeve dhe të jenë në gatishmëri për të reaguar në kohë ndaj çdo situate emergjente.

Për shkak të uljes së temperaturave deri në -4 gradë Celsius, dita e hënë do të shoqërohet edhe më reshje bore, në lartësitë mbi 400 m nga niveli i detit, të cilat pritet të përfshijnë zonat Verilindore, Lindore dhe Juglindore të territorit, duke sjell dhe ngrica të cilat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.

Problematikë do jetë edhe era sidomos në zonat bregdetare, e cila pritet të fryjë e fortë, duke sjellë problem në lundrim.

SHKARKO APP