Shoferi me shpejtësi çmendurie, me 170 km/orë në Levan-Tepelenë!

“Stop shpejtësisë gjatë drejtimit të automjetit – shpejtësia vret jetën!

170 km/h në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h.

Drejtues mjetesh:

Stop shpejtësisë fluturuese para se aksidenti t’ju ndalojë juve.

Kujtoni gjithmonë: Qarkullojmë më ngadalë për të jetuar më gjatë.

Drejto automjetin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor – familja po të pret në shtëpi.

Të gjitha akset rrugore nacionale dhe qendrat urbane monitorohen me mjete inteligjente nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe Policia Rrugore vendore në çdo qark”- shkruan policia e shtetit duke postuar edhe foton.

SHKARKO APP