Nuk shkoi në Eurovizion, Elvana Gjata fshin gjithçka nga Festivali
Elvana Gjata nuk arriti të shkonte në Eurovizion. Pas kësaj ngjarje këngëtarja mesa duket ka vendosur të fshij çdo gjë nga rrjetet e saj sociale ka ka lidhje me festivalin.
Nëse shikon faqen zyrtare të Instagramit të artistes shohim që hera e fundit që postimi i fundit është më 31 tetor 2024. Ndërsa kënga “Karnaval’ që ajo u prezantua në festival nuk është askund përveçse në Youtube.
Kjo është hera e dytë që artistja konkuron dhe nuk fiton për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.
“Shkodra Elektronike” fitoi Festivalin e Këngës dhe do të perfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
Shkodra Elektronike mori 143 pikë ndërsa Elvana Gjata arriti të merrte vetëm 135 pikë.