Festat sjellin trafik, eksperti: Semaforët problem, duhen mbikalime

Festat dhe ardhja e emigrantëve ka shtuar trafikun në Tiranë. Për ekspertin rrugor, Arben Luzi shkak i trafikut të rënduar janë numri i lartë i semaforëve në kryqëzime. Për numri i lartë i semaforëve krijon bllokime në kryqëzime dhe pengesa për rrjedhjen e normalizuar të trafikut. Eksperti thotë se një tjetër problem që ka rënduar trafikun është ndërtimi i segmenteve rrugore të reja, të cilat janë ende në punë, duke sjellë bllokime të mëtejshme.

“Ne i kemi pasur rrugët më të vogla, me një korsi, tani janë bërë me dy dhe tre korsi. Por, nëse do i referohemi këtyre rrugëve, do shohim se janë të ngarkuara me semaforë. Në asnjë rrugë nuk ke një nënkalim ose mbikalim të këmbësore, kjo sjell pengesën e rrjedhjes së trafikut në mënyrë normale.

Duhet gjetur zgjidhje alternative, mbi lumin Lanë janë bërë ura të kalimit, mund të ishte gjetur zgjidhje më arkitektonike, që këmbësori të mos futje fare në rrugën e lëvizjes së mjeteve. Kjo sjell mbivendosje të mjeteve në kryqëzime dhe më pas bllokohen kryqëzimet.

Kemi edhe segmente rrugore në ndërtim dhe kjo sjell trafik. Semaforët janë pengesë për qarkullimin normal, duhen nënkalime dhe mbikalime të rakorduara”, thotë Luzi.

SHKARKO APP