Edi Rama për hetimin e SPAK ndaj Erion Veliajt: “Unë nuk komentoj raste individuale, por cilido që është i hetueshëm, nuk e bën cilindo të fajshëm”

I pyetur ndër të tjera Kryeministri Rama nga “Zëri i Amerikës” për rastin e kryebashkiakut Erion Veliaj që është nën hetim nga SPAK, tha: “Unë nuk komentoj raste individuale, nuk e kam bërë asnjëherë, përveçse kur ka pasur një vendim përfundimtar gjykate, sic ka qenë rasti i një shpifësi recidiv. Por mund të them vetëm që, fakti se cilido është i hetueshëm, nuk e bën cilindo të fajshëm, dhe nga ana tjetër, gjyqet nuk bëhen në media, por gjyqet bëhen në proceset ligjore dhe kushtetuese”.

SHKARKO APP