“Paketa e Maleve” – Një Hap i Ri për Zhvillimin e Zonave Malore!
Nga Blendi Gonxhja-
“Paketa e Maleve” – Një Hap i Ri për Zhvillimin e Zonave Malore!
Sot, Këshilli i Ministrave miratoi Projektligjin e “Paketës së Maleve”, një nismë historike për ekonominë malore që synon mbështetje të posaçme me qëllim rimëkëmbjen ekonomike, nxitjen e punësimit, përmirësimin e kushteve të jetesës dhe shfrytëzimin me përgjegjshmëri të burimeve të natyrës, mbrojtjes së ekosistemit, vlerave territoriale dhe traditave, me theks zgjerimin e hartës turistike dhe shfrytëzimin e potencialit gjithëstinor të këtyre zonave në funksion të turizmit dhe aktiviteteve alpine, si një motor kryesor zhvillimi ekonomik.
Ky projektligj:
Lehtëson procedurat për pronësinë dhe ndërtimin në zonat malore;
Mbështet investimet me politika fiskale stimuluese e favorizuese;
Promovon zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
“Paketa e Maleve” hap dyert për diversifikimin e ekonomisë dhe zhvillimin e këtyre zonave duke inkurajuar edhe diasporën shqiptare që të rikthehet si investitor në tokat e të parëve.