Belgjika në grevë, asnjë avion nuk ngrihet në ajër
Belgjika u përfshi nga një grevë kombëtare të hënën, pasi punonjësit e trafikut ajror dhe hekurudhor u ngritën kundër planeve për reforma të pensioneve.
Fluturimet nga Aeroporti i Brukselit – më i madhi i Belgjikës – u anuluan, pasi bartësit e bagazheve, stafi i sigurisë dhe personeli tjetër ndërprenë punën.
Kompania ajrore, Brussels Airlines, tha të shtunën se është detyruar të anulojë fluturimet brenda Evropës.
Shërbimi i trenave u ndërpre në Bruksel.
Greva mbarëkombëtare u thirr nga tri sindikatat kryesore të Belgjikës për të protestuar kundër reformave në pensione, që mund të miratohen nga qeveria e ardhshme.
Partitë belge janë ende në bisedime për të formuar një administratë të re federale, pas zgjedhjeve që u mbajtën në qershor.
Pesë partitë që po negociojnë për të arritur një marrëveshje koalicioni, planifikojnë ta rrisin moshën e pensionit për punonjësit e hekurudhave dhe të tjerët, që tani lejohen të dalin në pension të parakohshëm, sipas sindikatës CSC.
Sindikatat planifikojnë të mbajnë edhe një demonstratë në Bruksel gjatë ditës