Arsenali triumfon ndaj Fulham dhe blindon vendin e dytë në Premier League
Sporti E Martë, 1 Prill 2025 23:04

Arsenali triumfon 2-1 ndaj Fulham, në ndeshjen e Premier League. Ekipi i Artetës zhbllokoi sfidën me Merinon, në fund të pjesës së parë. I rikthyer nga dëmtimi, Saka gjeti golin dhe dyfishoi shifrat, në minutën e 73-të.
Në krahun tjetër, Muniz shënoi golin e vetëm për Fulham në fund. Arsenali mbetet në vendin e dytë me 61 pikë, 9 pikë më pak se Liverpool kryesues.