Kategoria e Parë/ Besa dhe Skënderbeu marrin fitoret e radhës
Java e 17-të e Kategorisë së Parë ka konfirmuar ecurinë pozitive të skuadrave pretendente, pa prodhuar surpriza në rezultate. Favoritët bënë detyrën dhe vazhdojnë garën për objektivat e sezonit.
Besa e Kavajës vijon formën e mirë, duke mposhtur 3-1 Ilirinë në ndeshjen e zhvilluar në shtëpi. Ky ishte suksesi i tretë radhazi për kavajasit, të cilët po shfaqin një tjetër fytyrë nën drejtimin e trajnerit Gugash Magani, duke konsoliduar pozitat në zonën e sipërme të tabelës.
Nga ana tjetër, Skënderbeu doli me tre pikë të arta nga transferta e vështirë ndaj Kukësit. Korçarët fituan 0-1 në një përballje të fortë dhe të luftuar deri në fund, me golin vendimtar të shënuar nga Renato Gjini në minutat e fundit të takimit.
Falë kësaj fitoreje, Skënderbeu forcon vendin e parë në renditje dhe hedh një hap tjetër të rëndësishëm drejt rikthimit në Superiore.
KOHA JONË SONDAZH

